LAJMI I FUNDIT:

SBASHK në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve rreth ligjit të pagave

SBASHK në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve rreth ligjit të pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka uruar të punësuarit në arsimin parauniversitar për fillimin e gjysmë vjetorin e dytë, duke thënë se më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Këshilli drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut, kanë uruar që sa më parë të fillojnë punën institucionet e dala nga vota e tetorit dhe të rinisë dialogu për shumë çështje në arsim, duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

“Më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës dhe SBASHK-u pret që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe të institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave. Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut urojnë që sa më parë të kemi institucionet e dala nga vota e 6 tetorit dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale”, thuhet në SBAShK./kp/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori