LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali – banesa kaplohet nga zjarri, vdes vajza 7-vjeçare

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali – banesa kaplohet nga zjarri, vdes vajza 7-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Në një familje kosovare një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përshi nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:00, pas mesnate në Servigliano (Fermo).


Siç raportojnë mediat italiane, edhe pse brenda banesës kishte flakë dhe tym, nëna kishte nxjerrë vajzën e vogël 5 vjeçare jashtë banesës, por nuk kishte mundur të kthehej për ta shpëtuar vajzën tjetër që ndodhej brenda, pasi banesa kishte marrë flakë me shpejtësi.

“Ishim duke fjetur në të njëjtën shtrat, dhe pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”, ka thënë nëna e viktimës.

Babai i tyre i tyre nuk ndodhej në shtëpi kur kishte ndodhur rasti.

Familja- babai nga Kosova dhe nëna bullgare, ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë.

Kosovari një punëtor 40 vjeç punonte në një kompani ndërtimi në Itali.

Lidhur me rastin policia italiane ka nisur hetimet, se si ka ardhur deri te incidenti tragjik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori