LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Lartë miraton projektligjin e Brexit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian më 31 janar

Dhoma e Lartë miraton projektligjin e Brexit për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian më 31 janar

Dhoma e Lartë e Britanisë ka votuar të miratojë projektligjin Brexit – më në fund duke hapur rrugën për largimin e Britanisë së Madhe më 31 janar nga Bashkimi Evropian, pas disa vitesh bllokim politik.

Deputetët votuan për të miratuar Projektligjin e Marrëveshjes së Tërheqjes, e cila do të bëhet ligj pasi të miratohet, siç pritet, nga Dhoma e Lartë, transmeton Telegrafi.

Kalimi i projektligjit është një fitore për kryeministrin Boris Johnson, i cili është zotuar se Britania do të largohet nga BE në datën e caktuar.


Britania ka votuar ngushtë për të lënë BE në një referendum të vitit 2016. Por, para zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ligjvënësit mposhtën vazhdimisht përpjekjet e Johnson-it dhe të paraardhësit Theresa May për të siguruar mbështetje për projektet e tyre të Brexit.

Faza e vështirë ‘akoma nuk ka ardhur’

Por, përkundër premtimit të përsëritur të Johnson për “të përfunduar Brexit” në 31 janar, largimi do të shënojë vetëm fillimin e fazës së parë të daljes së vendit nga BE. Britania dhe BE do të fillojnë më pas në negociata për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, duke garuar për të arritur marrëdhënie të reja për tregti, siguri dhe një mori fushash të tjera deri në fund të vitit 2020.

Britania dhe BE do të duhet të bëjnë marrëveshje për gjithçka, që nga tregtia e mallrave dhe shërbimeve deri tek peshkimi, aviacioni, ilaçet dhe siguria. BE këmbëngul se nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar të gjitha këto çështje në më pak se një vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori