I ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Shala përmes një njoftimi në Facebook.
Deputeti i PDK-së, do t’i përgjigjet kësaj ftese më datë 05 shkurt të këtij viti, ndërsa nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata.
Ai ka thënë se në gjithë veprimtarinë e tij jetësore atdhetare nuk është ndjerë asnjëherë më i respektuar dhe nderuar se në kohën kur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shala shprehu falënderim dhe mirënjohje për bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën e tyre, e po ashtu falënderoi familjarët që e edukuan në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot riga shiu e shkarkime rrufesh
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë