LAJMI I FUNDIT:

Pelosi: Soleimani u vra, por SHBA nuk janë të sigurta

Pelosi: Soleimani u vra, por SHBA nuk janë të sigurta

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi, tha që ajo nuk besonte se administrata e presidentit Donald Trump kontribuoi në bërjen e SHBA më të sigurta duke vrarë komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani.

Pelosi e tha këtë në një konferencë javore për shtyp, vetëm disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të një rezolute që synon të kufizojë autoritetin e Trump për të filluar veprime ushtarake kundër Iranit.


Synimi është që Trump nuk mund ta bëjë këtë pa miratimin e Kongresit. /kp/Telegrafi/