LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski, Janakieski dhe Ristovski do të gjykohen për ngjarjet e “27” prillit

Veljanoski, Janakieski dhe Ristovski do të gjykohen për ngjarjet e “27” prillit

Aktakuza ndaj organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit 2017 është aprovuar plotësisht, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë që ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori në DSK Vladimir Atanasovski, ulen në bankën e të akuzuarve.

Nga akuzat deri më tani kanë shpëtuar Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët u arratisën në Hungari dhe Greqi. Gruevskit iu pranua azili, ndërsa ish-oficeri i inteligjencës ende është në pritje të një vendimi nga autoritetet greke nëse do t’i jepej atij azil politik.


“Për hir të interesit të mediave, ne informojmë opinioni se Këshilli për vlerësim të aktakuzës kompetente për të proceduar sipas aktit prokuror KO Nr. 21/19 në lidhje me ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pas mbajtjes së seancës publike dhe vlerësimit të fakteve dhe provave në të, u mor vendim që aprovoi aktin e akuzës në tërësi.

Pas aktakuzës së vlerësuar tashmë, është formuar kallëzim penal – lëndë juridike e cila sipas sistemit-AKMIS do t’i caktohet një gjyqtari për procedim të mëtejshme, për të cilën palët dhe opinioni do të informohet më tej”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori