LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një femër në Sllatinë, intervistohet i dyshuari

Dhunohet një femër në Sllatinë, intervistohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se në vitin 2019 është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga një person.

Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.


“Viktima femër K/ Shqiptare ka raportuar se në vitin 2019 është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/