LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në hekurinat e vjetra në Mitrovicë

Zjarr në hekurinat e vjetra në Mitrovicë

Sot rreth orës 15:00 në një deponi të hekurinave në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim zjarri. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.

“Sipas informatave fillestare raportohet për një zjarr në një deponi të hekurinave të vjetra, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.


Ndërkaq në videon e dërguar nga lexues të Telegrafit, dëgjohet një shpërthim, ndërkaq po ashtu shihet sasi e madhe e tymit. /Telegrafi/