Akoma asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur nga partitë politike shqiptare për koalicione të mundshme parazgjedhore. Ideja e koalicionit trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Besës rezulton e dështuar. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me partinë e Selës por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.
“Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve”, tha Skender Rexhepi, Alternativa.
A hidhet përfundimisht poshtë mundësia për një koalicion me Besën?
Po. Gjithsesi. Nëse vjen deri te pika që ju e përmendni, në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.
Shuarjen e idesë për një koalicion trepalësh nuk e konfirmojnë dy partitë e tjera, ASH-ja dhe Besa. Sela, i cili i pari e shpalosi këtë ide në publik, sot për Alsat përsëri komunikoi se punohet në drejtim të marrëveshjes, megjithatë, më herët kishte thënë se vendimi do të bëhej publik më 3 janar.
“Besoj brenda një jave ne do ta përmbyllim për korrektesë edhe ndaj opinionit dhe do të dihet saktë me kë do të bëjë koalicion Aleanca për Shqiptarët por sido që të jetë, koalicioni më kuptimplotë që një subjekt politik mund të bëjë, është koalicioni me opozitarin e vërtetë dhe opozitari i vërtetë është qytetari”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Lëvizja Besa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ASH-në por e ka të paqartë se pse s’ka thirrje konkrete për takim trepalësh.
“Jemi në komunikim të rregullt me Aleancën për Shqiptarët, edhe përkundër bindjes tone, por për hir të dhënies së shansit kemi pranuar kërkesën e tyre për të biseduar për një koalicion trepalësh, mirëpo ende nuk kemi përgjigje pse nuk po ndodh thirrja konkrete në ditë të caktuar për takim trepalësh qoftë mes kryetarëve të tre partive apo grupeve negociuese”, thonë nga Lëvizja Besa.
Ndërkohë, PDSH-ja tashmë ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje. Koalicionet e mundshme paszgjedhore, partia e Menduh Thaçit do t’i kushtëzojë me postin e zëvendëskryeministrit me nënshkrim të lidhur.
“Ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje. Kemi paraqitur dy parakushte ose mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor se si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është eliminimi i BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne, një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSH-ja”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Edhe BDI-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje. Në vazhdimësi, partia e Ahmetit ka bërë thirrje për bashkimin e partive të tjera në një bllok të vetëm garues në zgjedhjet parlamentare./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!