LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, interesim i madh për vaksina kundër gripit

Gostivar, interesim i madh për vaksina kundër gripit

Mbi 1.000 vaksina falas për gripin sezonal që u siguruan për kategoritë e rrezikuara në Gostivar janë shpenzuar. Vaksinat falas mund t’i përdornin personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, fëmijë mbi gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe gratë shtatzëna dhe punëtorët shëndetësor.

Nga Reparti epidemiologjik njoftojnë se ka ende vaksina komerciale, që kushtojnë 650 denarë dhe se qytetarët e interesuar mund të paraqiten tek ata për vaksinim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbrojtja më e mirë kundër gripit është vaksina dhe për këtë shkak do të dëshiroja t’ju bëj thirre qytetarëve të vaksinohen. Gripi është rrezik për të sëmurët kronik, që kanë probleme me mushkëritë, zemrën, personat me diabet dhe personat tjerë me imunitet të dobët. Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që të merret vaksina, për arsye se gripi mund të sjell komplikime serioze”, thotë Vojislav OGnjanovski, epidemiolog.


Numri i të sëmurëve nga gripi në Gostivar shënon rritje. Në javën e fundit të dhjetorit janë regjistruar 61 raste ndërsa numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi për këtë sezon është 1463, që e bën Gostivarin qytetin me më së shumti të sëmurë nga gripi.

Mjekët thonë se sipas përvojës nga vitet e kaluara, numri i të sëmurëve do të rritet në janar dhe shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori