Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka folur për dy kardiokirurgët që janë vet-larguar nga Klinika e Kardiokirurgjisë.
Përmes një postimi në Facebook QKUK thotë se të dy kardiokirurgët e kanë lëshuar punën me vetë dëshirë.
Sipas njoftimit, ata kanë dalë na puna pasi kanë siguruar punë në njërin nga institucionet private shëndetësore.
“SHSKUK mohon pretendimet e tyre se janë penguar në punë, pasi që Klinika e Kardiokirurgjisë, ka ofruar kushte dhe mundësi të njëjta pune për të gjithë kardiokirurgët, dëshmia më e mirë për këtë është numri i procedurave të kryer në këtë shërbim. Po ashtu, në procedurë e sipër është konkursi për pranimin e dy specialistëve të ri të kardiokirurgjisë. QKUK falënderon dy kardiokirugët për kontributin e dhënë për pacientët dhe ju dëshiron punë të mbarë profesionale në angazhimet e tyre të reja”, thuhet në njoftim.
Por, Arbër Kutllovci njëri kardiokirurg i dorëhequr, ka thënë se dorëheqja tij erdhi për shkak të ambientit përçarës dhe morbid që ishte krijuar brenda Klinikës së Kardiokirurgjisë, nga ana e shefit të saj, Adem Grbolar.
“Jam menduar gjatë se nëse duhet të qëndroj brenda kësaj Klinike për të cilën kam punuar çdo ditë dhe pa kursyer veten, apo të jap dorëheqje. Mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi, -mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para operimit,etj), distribuimi jo-proporcional i rasteve si nga numri ashtu edhe nga patologjia (rastet më të lehta për shefin e më të vështira për Arbërin, etj)”, ka thënë Kutllovci, njofton Telegrafi.
Sipas tij mosmarrja e përgjegjësisë profesionale nga ana e shefit, ka bërë që ai të vendosë për t’u larguar nga klinika.
“Mosmarrja e përgjegjësisë profesionale nga ana e shefit (asnjë gatishmëri dhe asnjë kujdestari nuk e mban, ndërsa si duket është paguar për to), njoftimi im që i kam bërë udhëheqjes së kësaj Klinike dhe mos marrja e asnjë mase, më ka bërë që të vendos të largohem nga Klinika e Kardiokirurgjisë. Gjatë kësaj kohe kam punuar kështu: -Rastet më të vështira, herë-herë nga 5-6 javë nuk kam operuar. Ato raste që kam operuar jam njoftuar në ora 18:00 apo 22:00 se të nesërmen do ta operoj X-pacientin, ku shpesh kanë qenë të pa-përgatitura si duhet për operim. Rastet që i kam operuar dhe nuk kanë guxuar t’i operojnë (duke përshirë edhe shefin) dhe kanë qëndruar me muaj në Klinikë, kanë kërkuar raport nga unë “pse ka shpëtuar pacienti pas operimit”, shkruan ai.
Më tej, Kutllovci, thekson se ka tendenca të minimizimit të kësaj situate.
“Unë jam Kirurg dhe vendi i punës time është salla e operacionit. Nëse unë nuk operoj në një Klinikë duhet të gjej vendin se ku duhet të operoj, ku duhet të ofroj shërbimet e mija. Jam i vetëdijshëm që ka tendenca të minimizimit të kësaj pune, por e vërteta është kjo! Normal që unë do të angazhohem në ndonjë institucion për të kryer punën e Kardiokirurgut, sepse unë nuk “tredhi miza”, por operoj zemrën! P.S. Ky është reagimi im i fundit lidhur me këtë situatë”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A