LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i të akuzuarve në rastin “Pronto”, Haxhiu: Goditje e rëndë për shtetin e së drejtës

Lirimi i të akuzuarve në rastin “Pronto”, Haxhiu: Goditje e rëndë për shtetin e së drejtës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur sot të pafajshëm në rastin “Pronto”, ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë.

Rasti “Pronto”: Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët lirohen nga akuza
Lexo po ashtu Rasti “Pronto”: Grabovci, Beqaj, Pajaziti dhe të tjerët lirohen nga akuza

Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, ka reaguar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lirimi nga akuza i rastit “Pronto” është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.


“Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!”, ka shkruar
Haxhiu.

Postimi i plotë:

Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.
Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.
Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!
Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori