Konservatori austriak Sebastian Kurz ka arritur marrëveshje koalicioni, që do të thotë se Kurz rikthehet në postin e kancelarit, por edhe hyrjen për herë të parë të Gjelbërve në qeverinë austriake.
Marrëveshjen për koalicion e konfirmuan kryetari i Partisë Popullore, OVP, Kurz si dhe shefi i të Gjelbërve, Verner Kogler, duke mos dhënë detaje të marrëveshjes, transmeton Telegrafi.
Raportohet se Alma Zadiq, 35-vjeçe nga Bosnja apo më mirë thënë me prejardhje nga Tuzla, pritet të emërohet ministre e Drejtësisë në qeverinë e re të Austrisë, që njëherit besohet të jetë propozim i zyrtarëve të lartë të Gjelbërve.
Ajo do të futet në histori si ministria më e re e Drejtësisë që ka marrë një post të tillë në qeverinë austriake. Zadiq së bashku me prindërit nga Tuzla kishte ikur nga vendlindja në vitin 1994, për të përfunduar në Vjenë ku edhe ndoqi studimet në fakultetin Juridik dhe më pas i vazhdoi në New York në Universitetin Colombia.
Zadiq është boshnjakja e parë që ka arritur të fitojë pozitë në organet më të larta të drejtësisë në Austri gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Tani ajo ka shkuar një hap tutje, ku i është besuar një nga resorët më të rëndësishëm – ai i Drejtësisë.
Dy vite më parë ajo u zgjodh si deputete në Parlamentin e Austrisë, dhe kishte porositur se hyrja e saj në Kuvend nuk ka rëndësi vetëm për të, por edhe për të gjithë ata që kanë shkuar në Austri dhe që nuk kanë lindur në atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak