LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarët kthehen nga Kosova, pritje deri në katër orë në Merdare

Mërgimtarët kthehen nga Kosova, pritje deri në katër orë në Merdare
Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët të cilët kanë qëndruar në Kosovë për festat e fundvitit, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme të Evropës, ku ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo ka bërë që të krijohen kolona në disa pika kufitare.

Në pikën kufitarë Merdare, e cila bënë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, kolonat arrijnë deri në 1 mijë metra, bashkatdhetarët duhet pritur tri deri në katër orë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike, shkruan Telegrafi.


Po ashtu, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë pritja për të dalur nga Kosova është 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Mutivodë pritja zgjatë deri në një orë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në ora 18:00, vendkalimet tjera janë të lira.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në vendkalimet kufitare janë të kalueshme.

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori