LAJMI I FUNDIT:

Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani

Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e heroit Ymer Alushani për vdekjen e nënës së heroit dhe më pas edhe të vëllait të heroit.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Veseli ka shkruar se është pikëlluar nda vdekja e dyfishtë në familjen Alushani.


“I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani. Vdekja e nënës së heroit, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit, më pikëlloi pa masë. Ngushëllime familjes Alushani, për këtë humbje të dyfishtë”, ka shkruar Veseli.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.

Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.