LAJMI I FUNDIT:

MPPS-ja shpalli thirrje publike, 10.8 milionë euro në dispozicion të komunave për përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve sociale

MPPS-ja shpalli thirrje publike, 10.8 milionë euro në dispozicion të komunave për përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, u bën thirrje komunave të cilat paraprakisht në thirrje publike kanë shfaqur gatishmëri të zhvillojnë shërbime sociale në nivel lokal të paraqiten në thirrjen publike për financimin e projektit për zhvillim të shërbimeve. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave është 30 prilli i këtij viti deri në orën 16.

Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, njëra ndër qëllimet kryesore të Projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësitë lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri re shërbimet sociale dedikuar për grupet e ndjeshme të qytetarëve, personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe personave të tjerë, për çfarë janë siguruar gjithsej 10,8 milionë euro, për një periudhë të implementimit prej pesë vjet.

Shërbimet sociale prioritare të cilat do të financohen janë shërbimet në shtëpi-asistencë sociale dhe ndihmë dhe përkujdes në shtëpi, si dhe shërbimet në bashkësi – shërbime ditore/qendra ditore dhe jetë të mbështetur.


“Komunat të cilat do të shfaqin interes për marrjen e grantit për zhvilli të shërbimeve sociale, do t’u sigurohet mbështetje e drejtpërdrejt për përgatitjen e dokumenteve për aplikim, duke i përfshirë edhe propozim-projektet nga ana e kompanisë së angazhuar për këtë qëllim në suaza të Projektit, si dhe mbështetje nga ana e personave të angazhuar në suaza të njësisë projektuese”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Nga atje theksojnë se më tepër informata dhe formulari për aplikim janë në faqen e intenternetit të ministrisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori