LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, foshnja e parë për vitin 2020 është vajzë

Gostivar, foshnja e parë për vitin 2020 është vajzë

Viti 2020 në Gostivar do të jetë vit i vajzave, kjo pasi foshnja e parë e lindur në natën e ndërrimit të mot-moteve është vajzë.

Siç njoftojnë nga reparti akusherik i Spitalit të Gostivarit, vajza ka lindur në ora 5:40 minuta me peshë 3.500 gramë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sot në mëngjes në Gostivar janë lindur edhe dy foshnja. Në orën 6:50 një ka lindur një djalë që ka peshuar 3.450 gramë dhe në ora 8:10 një vajzë që ka peshuar 3.550 gramë.

Të gjithë foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore./Telegrafi/