LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjet nga vdekja e Kiro Gligorovit, qeveria me homazhe tek varri i tij

Tetë vjet nga vdekja e Kiro Gligorovit, qeveria me homazhe tek varri i tij

Para saktësisht tetë viteve, në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare, ka vdekur presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov.

Delegacioni i qeverisë i udhëhequr nga ministri Nikolla Dimitrov, sot vendosu lule tek varri i Gligorovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gligorov si president i vendit ishte zgjedhur më 27 janar të 1991-ës, nga ana e Kuvendit të shtetit, ndërsa për herë të dytë më 19 nëntor në vitin 1994 në zgjedhje presidenciale. Funksionin president e ka ushtruar deri më 19 nëntor 1999.


Gligorov para vetes ka patur shumë sfida sikurse referendumi më 8 shtator 1991 kur u shpall pavarësia e vendit, ndërsa Maqedonia ishte vendi i vetëm nga ish Jugosllavia e cila fitoi pavarësinë pa ndonjë luftë apo incident. Më 17 nëntor 1991 u soll dhe Kushtetuta e parë, ndërsa më 8 prill të 1993tës, Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181të e Kombeve të Bashkuara.

Më 3 tetor të 1995tës, mbi presidentin Kiro Gligorov u krye një atentat për vrasje. Gligorov i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë. Kryerësit e atij atentatit, ende deri sot nuk janë zbuluar ndërsa hetimi është ende i hapur.

Gligorov gjatë jetës së tij dhe aktivitetit politik ishte shpërblyer me shumë mirënjohje.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori