LAJMI I FUNDIT:

Shkel rregullat e trafikut, godet çiklistin i cili më pas ndërron jetë – aktakuzë për vozitësin në Gjilan

Shkel rregullat e trafikut, godet çiklistin i cili më pas ndërron jetë – aktakuzë për vozitësin në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.E., pasi që i njëjti shkaktoi aksident trafiku, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 30 nëntor 2019 në Gjilan, nga pakujdesia, duke drejtuar automjetin e markës ‘’Ford Connect’’, si pasojë e tejkalimit të pasigurt dhe mos mbajtjes së distancës së mjaftueshme anësore, ka goditur E.H., i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë, në drejtim të njëjtë me lëvizjen e automjetit.

I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë.


Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori