Këtë prag festash, Samsung dhuron për Qendrën e Shërbimeve Pro Pak në Tiranë dhe Fshatin e Fëmijëve SOS në Prishtinë
Samsung Electronics prej 5 dekadash ka zënë pozicionin lider në tregun botëror, me synimin për të frymëzuar botën me produktet dhe teknologjitë e tij inovative që pasurojnë jetën e njerëzve. Megjithatë, gjigandi i teknologjisë është po aq i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale të korporatës dhe krijimit të një së ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social. Për të përmbushur këtë mision të rangut global në Shqipëri dhe Kosovë dhe për të festuar përvjetorin e tij të 50, Samsung ndërmori disa nisma kontributi për Qëndrën e Shërbimeve Pro Pak të Down Syndrome Albania në Tiranë, dhe Fshatin SOS të Fëmijëve në Prishtinë në prag të festave të fundvitit.
Qendra Pro Pak në Tiranë i përkushtohet të drejtave dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar shërbime profesionale që synojnë arritjen e potencialit maksimal të fëmijëve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ndërsa Fshati SOS i Fëmijëve në Kosovë, që nga viti 1999 është përkujdesur për reth 1500 fëmijë të braktisur dhe në nevojë. Fshati SOS i Fëmijëve në Prishtinë momentalisht ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 500 fëmijë përmes 6 projekteve, si: SOS-Familja, Familjet e integruara në komunitet, Programi i Fuqizimit të Familjes, Shtëpia e Rinisë, Qendra për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm të fëmijëve “Dielli”, dhe Kopshti i Fëmijëve.
Për të krijuar një atmosferë edhe më të ngrohtë festive, Samsung organizoi festa për fëmijët e këtyre institucioneve për t’i ofruar një ditë ndryshe, plot argëtim. Punonjës të Samsung në Tiranë përgatitën dhurata për 39 fëmijët e Qendrës Pro Pak, të cilat ua shpërndanë personalisht në ambjentet e qendrës, në një banket festiv me lojra dhe aktivitete të ndryshme gjithëpërfshirëse. Ndërsa në Fshatin SOS në Prishtinë, stafi i Samsung së bashku me animatorët dhe fëmijët, kaluan një ditë argëtuese me lojëra, këngë dhe kërcime.
Përpos kësaj, Samsung i dhuroi institucioneve në fjalë një sërë elektroshtëpiakesh si lavatriçe, fshesë me korent, pianurë, dhe pajisjesh dixhitale, si tabletë e televizora LED që i përkasin fjalës më të fundit të teknologjisë. Këto pajisje kontribojnë në një sërë funksionesh: përmirësojnë kushtet e institucioneve, gjurmojnë mbarëvajtjen e proceseve dhe lehtësojnë përkujdesjen dhe shërbimet për fëmijët e Fshatit SOS dhe Qendrës Pro Pak.
Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, Samsung ka organizuar aktivitete të ngjashme në Serbi, Slloveni, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, duke dhuruar produkte premium për ata që kanë më shumë nevojë. Kështu, në përputhje me misionin e tij të biznesit, ai ka dhënë kontributin e tij për komunitetin lokal ku operon.
“Që nga fillimi i tij, Samsung është përpjekur të shfrytëzojë teknologjinë dhe të përqendrojë burimet njerëzore në krijimin e produkteve dhe shërbimeve superiore, ndërsa punon me të tjerët për të përmirësuar jetën në nivel global dhe në komunitetet lokale. Kjo është arsyeja pse ne jemi tejet të kënaqur të ndihmojmë ata, të cilëve ndihma iu duhet më së shumti,”- tha Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Adriatic.
Duke iu përmbajtur filozofisë së menaxhimit për krijimin e produkteve dhe shërbimeve superiore, Samsung angazhohet sistematkisht në një sërë aktivitetesh sociale që përfshijnë donacione, mbështetje për aktivitete kulturore dhe arsimore, dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore në rajone të pazhvilluara, në të gjithë 260 lokacionet e tij në rreth 70 vende, me qëllim që të kontribuojë në interesin e përbashkët publik. Mesazhi Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen është pjesë e vizionit të Samsung për vitin 2020, dhe tani na mbetet thjesht të pyesim veten se cila është arritja tjetër e gjigandit të IT që do të na frymëzojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
DxOMark: Galaxy S10 + ka kamerën frontale më të mirë ndonjëherë
Disney Plus vjen këtë verë edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj