LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri nuk rrit konkurrencën për furnizimet publike në Maqedoni

Ligji i ri nuk rrit konkurrencën për furnizimet publike në Maqedoni

Në shtatë muajt e parë të vitit që shkoi, në 97 për qind të tenderëve akoma ende zbatohet kriteri i çmimit më të ulët për përzgjedhje të ofertës më të volitshme, dhe akoma në mbi 90 për qind po zbatohet ankandi elektronik.

Pas kritikave për legjislacionin e vjetër, më një prill të vitit 2019 hyri në fuqi Ligji i ri për furnizime publike i cili krahas harmonizimit me ligjet evropiane po bën përpjekje për të riparuar gabimet e vjetra në furnizimet publike në Maqedoninë e Veriut.

Me ligjin e ri u ndryshuan dobësitë e vjetra si çmimi më i ulët si i vetmi kriter për ndarjen e tenderëve si dhe u vendos kontroll i obligueshëm nga ana e Byrosë për furnizime publike për kontratat me vlerë mbi 500 mijë euro. Me ndryshimet ligjore mundësohet që kriter kryesor për furnizimet publike të mos jetë çmimi më i lirë, por kriter kryesor të jetë oferta më e volitshme ekonomike si kombinim midis çmimit, cilësisë dhe harxhimeve, shkruan gazeta KOHA.


Njëherazi ai liberalizoi edhe furnizimet publike dhe ofron mundësi të reja për organet kontraktuese që të blejnë gjërat që me të vërtetë ju nevojiten, duke fituar vlerën më të mirë për të hollat e harxhuara .Gjithashtu u vendosën edhe më shumë masa për rritjen e transparencës në llogaridhënien e furnizimeve publike. Mirëpo sipas analizës së Qendrës për Komunikime Qytetare, “Raporti në hije për furnizimet publike në Maqedoninë e Veriut”, që ka ndjekur realizimin e furnizimeve publike në shtatë muajt e parë të vitit 2019, akoma po vazhdojnë praktikat e vjetra dhe të këqija, përkundër miratimit të dispozitave të reja ligjore.

“Në këtë periudhë akoma në 97 për qind të tenderëve po batohet kriteri i çmimit më të ulët për përzgjedhje të ofertës më të volitshme, akoma në mbi 90 për qind po zbatohet ankandi elektronik. Gjithashtu konkurrenca nuk është përmirësuar dukshëm , ndërsa janë anuluar mbi 30 për qind të tenderëve, në çdo të pestin tender nuk ka pasur asnjë ofertë , në çdo të tretin tender ka pasur vetëm një ofertë, ndërsa ka edhe raporte të shumta të mediave dhe OJQ-ve për tenderë të dyshimtë”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare,

Nga atje shpjegojnë se organet kontraktuese apo që lidhin marrëveshje të ndryshme për shitblerjen e shërbimeve dhe prodhimeve të ndryshme akoma nuk po i shfrytëzojnë si duhet mundësitë që i ofron ligji i ri, ekziston frikë nga gabimet dhe pasojat përkatëse, ndërsa ka edhe mungesës të motivimit lidhur me përgjegjësinë që e kanë .

“Ajo që është interesante se çmimi i ulët dhe ankandi elektronik po zbatohen pikërisht tek furnizimet ku edhe kishte më shumë kritika se ligji i vjetër imponon çmimin më të ulët dhe ankandet elektronike, andaj edhe furnizimet janë të këqija. Shembull për këtë janë furnizimet e ushqimit për çerdhet e fëmijëve , si dhe materialet mjekësore për spitalet”, tregojnë analizat e organizatës që më shumë se dhjetë vite po ndjek furnizimet publike në shtet.

Njëherazi analizat e Qendrës për Komunikime Qytetare, tregojnë se Byroja për Furnizime Publike nuk ka rritur kapacitetet e saj që të mundet në mënyrë përkatëse ti përgjigjet ingerencave në rritje, sidomos lidhur me përpunimin e shpejtë dhe me kohë të akteve të ndryshme nënligjore në përputhje me ligjin e ri, si dhe në favor ë zbatimit efektiv dhe të tërësishëm të kontrollit menaxhues mbi realizimin e tenderëve .Mungojnë edhe modelet e dokumentacionit të tenderit për të gjitha llojet e procedurave si dhe një udhëzues i detajuar për “ofertat më të volitshme ekonomike”, në bazë të ligjit të ri. Nuk ka as trajnime më të shpeshta enkas për personat përgjegjës për furnizimet publike.

Nga ana tjetër, kanë munguar edhe konsultime më të gjëra publike për përgatitjen e akteve nënligjore. Ndërkaq, për uljen e mundësisë së shfaqjes së korrupsionit në furnizimet publike, nevojitet që tërësisht të funksionojë kontrolli mbi realizimin tenderëve nga ana e Byrosë për Furnizime Publike. Sugjerohet që qeveria të përforcojë kapacitetet e këtij organi me qëllim që jo vetëm të mund rregullisht të kryejë kontrollin në mënyrë të rregullt dhe profesionale të tenderëve të mëdhenj, por edhe të shfrytëzojë mundësitë që i ofron ligji si kontrollin e tenderëve me rrezik të lartë dhe me zgjedhje të rastit. Vetë fakti se kontrollet kanë treguar parregullsi tek një e treta e tenderëve të mëdhenj me vlera prej miliona euro udhëzon në nevojën e kontrolleve edhe të tenderëve më të vegjël thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori