Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ishte paraparë të fillonte seanca fillestare ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, por kjo seancë u shty për datën 11 shkurt të vitit 2020 pasi që Prokuroria Speciale ka ndryshuar aktakuzën.
Kryetari i Trupit Gjykues, Valon Kurtaj qysh në hyrje të seancës njoftoi palët se më datën 27 dhjetor, saktësisht të premten e kaluar në orën 15:00 nga Prokuroria Speciale kanë pranuar një aktakuzë të re të ndryshuar në dispozitivin e aktit të partë të aktakuzës për rastin e vrasjes së Ivanoviq.
Ai tha se për shkak se e kanë pranuar vonë aktakuzën e ndryshuar nuk kanë pasur mundësi t’i njoftojnë palët, madje as ta përkthejnë aktakuzën në gjuhën serbe. Për këtë ai kërkoi nga palët mbrojtëse të tregojnë se do të vazhdojnë këtë seancë apo do të presin që aktakuza me ndryshime të përkthehet në gjuhën serbe.
Mbrojta e të akuzuarve për rastin e vrasjes së Ivanoviq patën ankesa të shumta lidhur edhe me pranimin e provave për aktakuzën e parë dhe po ashtu për mos përkthimin e aktakuzës së ndryshuar, për çka kërkuar edhe shtyrjen e seancës.
Sipas avokatit mbrojtës të akuzuarit, Marko Roshiq, Mahmut Halimi mos përkthimi në gjuhën që e kuptojnë të akuzuarit është jashtë çdo serioziteti.
Derisa avokati i të akuzuarit Nedelko Spasojeviq, Dejan Vasiq tha se klienti i tij edhe aktakuzën e parë dhe provat nuk i ka pranuar në gjuhën shqipe, për çka kërkoi që ato të përkthehen dhe t’i pranojnë në formë të shkruar.
Pas kësaj kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj kërkoi nga Prokuroria të di se sa kohë i duhet për të përkthyer aktakuzën, ndërsa prokurori i rastit, Blerim Isufaj duke mos e saktësuar kohën tha se ka mundësi që për një muaj të përfundojë procedura e përkthimit.
Pas kësaj gjyqtari Kurtaj i dha afat deri më 30 janar Prokurorisë që të përkthejë provat dhe aktakuzën e ndryshuar dhe që të njoftohen palët e akuzuara dhe mbrojtëse me kohë.
Pas mbylljes së seancës Musa Damati avokati mbrojtës i të akuzuarës Silvana Arsoviq tha se bëhet fjalë për një ndër vrasjet më misterioze që ka ndodhur në Kosovë që nga periudha e pasluftës.
Sipas tij, mungojnë elementet konstituive të cilat do ta krijonin figurën e veprës penale për të cilën akuzohet klientja e tij.
“Kjo është një ndër vrasjet më misterioze që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë që nga periudha e pasluftës, dhe në raport me klienten time mungojnë elementet konstituive të cilat do ta krijonin figurën e veprës penale për të cilën ajo akuzohet. Po ashtu në ketë rast penal në raport me klientën time mungon lidhja kauzale midis veprës penale dhe shkaktimit të pasojës së veprës penale, në formën e bashkëpunimit kriminal të ndihmës në vrasje të rëndë, për çka edhe akuzohet klientja ime. Sot kanë dështuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës fillestare dhe pas mbajtjes së seancës fillestare dhe pas krijimit të kushteve ligjore të gjitha kundërshtimet ndaj kësaj aktakuze do I paraqes mbrojtja”, u shpreh ai.
Babi i të akuzuarit Marko Roshiq, Nebojsha Roshiq derisa e ka vlerësuar si spektakël këtë gjykim, u shpreh se kjo aktakuzë nuk ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.
“Janë duke bërë sikur një spektakël nga ky gjykim, vetë e keni parë se kjo është një farsë e thjeshtë. Nuk e di e sata aktakuzë me radhë është kjo, vetëm sa t’ua vazhdojnë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Kushdo që e ka parë aktakuzën e ka të qartë se kjo s’ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Këtu flitet për disa rrahje, grupe, dhe s’ka lidhje e keni parë vetë, frazë. Ja, pse u shty. Akoma ndodhet në paraburgim dhe deri kur do ta bëjnë këta një gjë të tillë, vërtet s’e kam të qartë. Keni qenë vetë dëshmitarë, e keni parë çka po ndodhë dhe vërtet nuk kam fjalë më. Po kam qenë te Ombudspersoni, pastaj tek ambasadori amerikan këtu, meqë ata po thonë se po interesohen për rastin, dhe askush nuk po reagon, as ai, as bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.
Pakënaqësi me punën e gjyqësor dhe prokurorit të këtij rasti shprehu edhe nënkryetarja e Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Ksenija Bozhoviq, e cila aktakuzën për vrasjen e politikat serb, Oliver Ivanoviq e ka konsideruar si hetim dhe aktakuzë të kotë.
Ajo madje akuzoi gjyqësorin dhe prokurorinë se janë duke bërë punë jo profesionale, dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të jenë të pranishme në këtë gjykim.
“Vetëm sa po konfirmohet ajo që kemi thënë që nga dita e parë e hetimeve. Se është një hetim i kotë, aktakuzë e kotë, se e gjithë kjo është një farsë, gjë që u vërtetua edhe sot. Nervozizmi te gjykatësi, përkthimi joprofesional, asnjë përgjigje nga prokuroria, tregojnë sa joprofesional është ky institucion. Unë nga ky vend kisha ftuar ata përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë punuar në formimin e këtyre institucioneve që të merren pak me punën e tyre dhe të vinë në vendin e ngjarjes që të përcjellin gjykime të tilla dhe të shohin jo profesionalizmin. Do të thotë mbrojtësit dhe as të pandehurit nuk kanë pranuar përkthimin e aktakuzës së mëparshme, ndërsa të premten arrin aktakuza e re me prova të reja… E kemi ditur që në fillim se seanca do të shtyhet, ndërsa për datat në vijim të mbajtjes së seancave bëjnë pazare sikur në treg. Mendoj se është jo profesionalizëm I skajshëm, s’kam fjalë. .. Nëse nuk fillojnë të punojnë më profesionalisht, nuk pres asgjë të veçantë”, u shpreh ajo.
Dejan Vasiq, avokati mbrojtës i Nedelko Spasojeviq deklaroi se me këto ndryshime të aktakuzës personi i njëjtë po ngarkohet me dy aktakuza. Ai madje nuk e ka të qartë se me cilën aktakuzë do të procedojë seanca e 11 shkurtit.
“Sot u shty seanca për shkak të një situate më absurde që kam përjetuar në karrierën time, se prokuroria të premten sjellë aktakuzë të re në vend se ta ndërrojë të vjetrën dhe tani kemi në këtë situatë dy aktakuza për të njëjtit persona, për të njëjta veprime dhe vepra të ngjashme penale. Gjykatësi ka dhënë prokurorisë afat prej 30 ditësh që t’i ofroj mbrojtjes të gjitha provat. Kjo do të thotë 20 mijë e më shumë faqe, dhe unë vërtet nuk e di çka kanë bërë ata që dy vjet dhe pse nuk janë përkthyer ato deri tash. Pres që prokuroria ta bëj punën e saj, mbase fizikisht një gjë e tillë është e pamundur…Tash është një pikëpyetje e madhe, për cilën aktakuzë gjykata do ta mbaj seancën në shkurt, kur ekzistojnë dy aktakuza”, u shpreh avokati i të akuzuarit, Nedelko Spasojeviq.
Mahmut Halimi avokat mbrojtës i të akuzuarit Marko Roshiq, pas pranimit të aktakuzës së ndryshuar, tha se aktakuza për vrasjen e Oliver Ivanoviq ka pësuar ndryshime në përshkrimet faktike të veprës penale, por që bëhet fjalë për materien e njëjtë.
Sipas tij, aktakuza me të cilën ngarkohet klienti i tij, Marko Roshiq mbetet e pandryshuar me përjashtim të një zgjerimi sa i takon krimit të organizuar.
“Sot ka pësuar një ndryshim në përshkrimet faktike të veprës penale, ndërsa arsyetimin nuk kam arritur që ta lexoj, por bëhet fjalë për materien e njëjtë, për çështjen e njëjtë. Sa i përket klientit tim Marko Roshiq situata mbetet e pandryshuar me një përjashtim të një zgjerimi të një përshkrimi faktik të dispozitivit të aktakuzës sa i përket krimit të organizuar, elementi cilësues që e jep ajo vepër”, deklaroi Halimi.
Kryetari i Trupit Gjykues, Valon Kurtaj mediave iu dha mundësi që të marrin pamje vetëm dy minuta pasi që sipas tij nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare për të përcjellë rastin.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.
Lideri i partisë “Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda”, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në një atentat të organizuar para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje