LAJMI I FUNDIT:

Talebanët vrasin 17 luftëtarë lokalë në veri të Afganistanit

Talebanët vrasin 17 luftëtarë lokalë në veri të Afganistanit

Një sulm brenda ditës i bërë nga talebanët ka vrarë të paktën 17 luftëtarë lokalë në provincën veriore Takhar të Afganistanit, thanë zyrtarët lokalë, edhe pse një armëpushim i përkohshëm mbarëkombëtar duket se ishte afër.

Sulmi së dielës me sa duket kishte në shënjestër një komandant lokal të milicisë i cili shpëtoi i palënduar, tha Jawad Hajri, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Takhar, transmeton Telegrafi.

Katër të tjerë u plagosën gjithashtu kur luftëtarët talebanë sulmuan bazën e milicisë në zonën Lalah Gozar të rrethit të Khwaja Bahauddin.


Sulmi erdhi ndërsa zyrtarët e talebanëve i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se një armëpushim mund të zbatohet në vend.

Talebanët më parë kanë refuzuar të gjitha ofertat për armëpushim nga qeveria afgane, përveçse një armëpushimi tre-ditor në qershor 2018 gjatë festës së Fitër Bajramit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori