Numri i foshnjave të lindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2019, ka qenë 9,528. Ndërkaq numri i vdekjeve në Klinikën Neonatologjike në QKUK është 160.
Këto shifra i ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Xhevdet Gojnovci. Statistikat për lindshmërinë dhe vdekshmërinë e foshnjave, nuk përfshijnë edhe të dhënat nga spitalet komunale dhe ato nga spitalet apo klinikat private.
Xhevdet Gojnovci thotë se ka pasur foshnje nga e gjithë Kosova me probleme shëndetësore që janë trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë së QKUK-së. Lidhur me 160 foshnjat e vdekura, ai thotë se disa prej tyre, janë sjellë në këtë klinikë edhe nga spitalet rajonale.
“Ne i trajtojmë gjitha foshnjat nga e gjithë Kosova me probleme shëndetësore. Njëqindetridhjetë foshnje kanë lindur këtu, derisa 30 foshnje kanë ardhur nga spitalet regjionale apo nga shtëpia, e të cilat kanë ndërruar jetë”.
“Këto foshnje kryesisht kanë qenë nën peshën 1,600 gramë. Viteve të fundit kemi një furnizim më të mirë me aparaturë, pasi që jeta e disa foshnjave varet nga aparatura në klinikën tonë. Andaj falë këtij furnizimi dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi një numër më të vogël të vdekjeve të foshnjave”, thotë Gojnovci.
Gjatë vitit të kaluar, po në këtë klinikë kanë vdekur 203 foshnje, derisa kanë lindur 1,040 foshnje, çka sipas mjekëve, tregon se gjatë këtij viti ka pasur rënie të natalitetit në Kosovë.
Merita Vuthaj, zyrtare për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se ulja e vdekshmërisë së foshnjave, para, pas dhe gjatë lindjes, ka ardhur si rezultat i punës dhe bashkëpunimit me organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare që merren me shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Qëllimi i bashkëpunimit, tha ajo, është ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimi i infrastrukturës dhe shtimi i kapaciteteve profesionale, përmes trajnimeve.
“Ministria e Shëndetësisë, së bashku me partnerët e saj organizojnë trajnime çdo vit për profesionistët shëndetësorë, e që tashmë 90 për qind e tyre i kanë ndjekur këto trajnime. Megjithëkëtë, mbetet sfidë ende zbatimi i këtyre trajnimeve në praktikë. Përpos trajnimit të stafit, vlen të përmendet edhe furnizimi me aparaturë e barna, sidomos me surfaktant”, tha Vuthaj.
Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, prej kur marrin si donacion një ampulë të quajtur surfaktant (që shërben për përshpejtimin e pjekjes së mushkërive të foshnjave të lindura para kohe), ndër vite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë shumë vdekshmëria e foshnjave.
Vetëm për dhjetë vjetët e fundit, në Kosovë donacionet e surfaktantit, sipas profesionistëve shëndetësorë, kanë shpëtuar jetën e rreth 2,000 foshnjave të lindura para kohe dhe ato të lindura me peshë të ulët.
Në vitin 1999 ,vdekshmëria e foshnjave ka qenë 31 promil, pra nga 1 mijë foshnje të lindura, 31 kanë vdekur. Profesionistët shëndetësorë thonë se çdo vit dukuria e vdekjes së foshnjave ka shënuar rënie.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsiderohet se 32 për qind e foshnjave që lindin para kohe, vdesin nga faktorë të ndryshëm, derisa 54 për qind e foshnjave që vdesin pas lindjes, ndërlidhen me lindjet e parakohshme. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj