LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut që 18 vite pa regjistrim të popullsisë

Maqedonia e Veriut që 18 vite pa regjistrim të popullsisë

Nevoja për regjistrim është e qartë për të gjithë, por për fat të keq, ka një presion të madh në skenën politike të Maqedonisë. Ndërsa vendet në mbarë botën braktisin gjithnjë e më shumë metodën tradicionale të regjistrimit dhe zgjedhin statistikat vjetore dhe gjysmë-vjetore të popullsisë, bazuar në të dhëna të tërthorta nga të gjitha institucionet statistikore në vend, ne nuk mundemi të numërohemi pothuajse që 18 vite me asnjërën metodë.

Pengesat janë në shumë çështje, por çështja më e madhe është mosbesimi. Mosbesim në rëndësinë e të dhënave të marra, mosbesim në formulimin e pyetjeve dhe kontributin e tyre, si dhe mosbesim në mënyrën e mbledhjes së të dhënave të diasporës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mungesa e statistikave për shoqërinë në të cilën ne të gjithë jetojmë dhe punojmë është thjesht për të shmangur përballjen me realitetin dhe faktet e të gjitha institucioneve në vend.


Në vitin 2019 kemi hyrë me një kornizë të qartë të regjistrimit, kemi kryer një regjistrim provë të suksesshëm në korrik. Gjithçka ishte gati dhe priteshe vetëm harmonizimi përfundimtar i Ligjit për Regjistrimin në Kuvend për të organizuar regjistrimin e parë pas afro 18 viteve në prill 2020.

Sidoqoftë, ne e mbarojmë vitin pa një datë të caktuar të regjistrimit, pasi zgjedhjet e parakohshme anuluan marrëveshje e regjistrimit në prill 2020 dhe Ligji për Regjistrim u la jashtë agjendës së Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori