LAJMI I FUNDIT:

AAK mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, priten reforma në parti

AAK mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, priten reforma në parti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së.

Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të punës të fillojë procesin e reformave në parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori