LAJMI I FUNDIT:

Osmani reagon pas deklaratës kërcënuese të anëtarit të Nismës, ndaj Kurtit

Osmani reagon pas deklaratës kërcënuese të anëtarit të Nismës, ndaj Kurtit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës kërcënuese të anëtarit të Nismës, ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani tha se ne nuk kemi një sistem të sigurt të drejtësisë dhe se kërcënuesit po ndiejnë rrezik nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.

Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin
Lexo po ashtu Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin

“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmani.


“Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më”, shkruan Osmani.

Ndërkaq, Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

LVV thotë se nuk e di nëse ka qenë deklarate e porositur, por duhet t’i zbulojë policia e prokuroria.

E Nisma është distancuar nga deklarata e anëtarit tyre duke thënë se Hoti nuk është në strukturat drejtuese të partisë. /Telegrafi/