LAJMI I FUNDIT:

Qindra njerëz protestojnë në Serbi kundër ligjit të ri të kishave në Mal të Zi

Qindra njerëz protestojnë në Serbi kundër ligjit të ri të kishave në Mal të Zi

Qindra protestues në Serbi u mblodhën para ambasadës malazeze të premten në mbrëmje, pasi Mali i Zi miratoi një ligj të diskutueshëm fetar më herët.

Kisha Ortodokse Serbe thotë se ligji mund t’i heqë kishës pronat e saj, përfshirë manastiret mesjetare dhe kishat. Ligjvënësit pro-serbë në parlamentin e Malit të Zi u arrestuan të premten, pasi ata u përpoqën të bllokonin votën, transmeton Telegrafi.

Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se ishte i shqetësuar, por shpresonte se tensionet do të lehtësohen dhe vendet e shenjta të kishës do të ruhen.


Vuçiq premtoi se do të ndihmojë kishën serbe në Mal të Zi.

Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat, pati fyerje e sharje – derisa intervenoi policia
Lexo po ashtu Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat, pati fyerje e sharje – derisa intervenoi policia

Gjithashtu të premten, një përleshje e shkurtër shpërtheu në parlamentin serb kur ligjvënësit e opozitës nacionaliste mbajtën parulla që kritikonin ato që ata quanin mungesë përgjigjeje nga Serbia për ngjarjet në Mal të Zi.

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi e përshkroi ligjin si “diskriminues dhe antikushtetues”. Patriarku Irinej, kreu i kishës, tha që autoritetet malazeze “duhet të ndalen menjëherë me terrorin brutal kundër kishës”.

Popullsia e Malit të Zi prej rreth 620,000 banorësh është kryesisht e krishterë ortodoks dhe kisha kryesore është Kisha Ortodokse Serbe.

Një kishë ortodokse e veçantë malazeze nuk njihet nga kishat e tjera të krishtera ortodokse.

Gjukanoviç ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për promovimin e politikave pro-serbe dhe përpjekjen për të minuar shtetësinë e vendit që kur u nda nga Serbia në 2006.

Malazezët mbeten të ndarë nëse shteti i vogël Adriatik duhet të mbështesë lidhje të ngushta me Serbinë.

Rreth 30% e popullsisë së Malit të Zi identifikohen si serbë dhe kryesisht ishin kundër ndarjes nga Serbia. /Telegrafi/