LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi i dërgon një porosi Albin Kurtit, pasi nuk shkoi në takim me Thaçin

Çun Lajçi i dërgon një porosi Albin Kurtit, pasi nuk shkoi në takim me Thaçin

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, i ka shkruar të shtunën një porosi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajçi ne letrën e tij e ka lutur Kurtin që t’ia marr pa frikë mandatin Hashim Thaçit dhe që të lidh koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të bashkë-qeverisur.


Ndër të tjera artisti Kosovar i ka bërë thirrje Kurtit që të largohet nga mendimet narcizoide pasi që Kosovës duhet t’i hapen rrugët.

Shkrimi i plotë i Lajçit:

 Lum Albini

Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue zbritë kah bishti!

Unë s’jam i ditun si ti e të tjerët (edhe pse pak shkollë jete bana) me t’mësua si hipet e si zbritet pa u thye, si qeshet e si nderohet pa t’përqeshë, si punohet e si fitohet pa t’sha, si rritesh e s’bahesh mendjemadh!

Mos kno m’thoshte baba kur qyqja knon se ia then rremin e kanga të nxihet!

Miku im, s’po m’pëlqejnë përuljet, përkuljet kot s’koti, kur po përshendetësh, as buzagazi i tharpt, e s’di si Qosja me t’këshillua keq! Sidoqoftë, kujdes se demagogjia zbulohet leht n’përkulje koti! Ti s’je ai i duhuni që duhet t’përkulesh!

Hiçu mendimeve narcisoide që t’i mbyllin dyert, se popullit duhesh me i çelë rrugë!

Gjarpnit mos ia kqyr sytë nëse ia ke dronë helmit e verbimit, po merrja mandatin e besoi vetes ma parë se Vjosës, Isës e Avdullahut, e lidh besë me ta e dy herë me veten, e bahu besnik për me kërkua besnikninë te ata, se boll na prinë karajfilat!

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori