LAJMI I FUNDIT:

Gjest i jashtëzakonshëm i Liridon Krasniqit dhe klubit të tij Johor, i ndihmojnë 30 familje në Shqipëri

Gjest i jashtëzakonshëm i Liridon Krasniqit dhe klubit të tij Johor, i ndihmojnë 30 familje në Shqipëri

Liridon Krasniqi është një futbollist shumë i suksesshëm nga Kosova, që ka arritur shumë me futboll.

Mesfushori nga Vitia është pjesë e futbollit aziatik ku me plot sukses po paraqitet në Malajzi.


Krasniqi së fundmi është transferuar tek skuadra e madhe në Malajzi, Johor dhe me tu rikthyer me pushime në vendlindje ka bërë një gjest të madh.

Ylli nga Kosova së bashku me klubin e tij të ri Johor kanë marrë iniciativë që të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Telegrafi ka siguruar foto dhe informacione se Krasniqi ka qëndruar në Shqipëri gjatë ditës së premte ku ka vizituar 30 familje të prekura nga tërmeti dhe që janë në kushte të rënda.

27-vjeçari ka vizituar së bashku me artistin Bes Kallaku familjet në Bubq personalisht ku i ka dhuruar para që ta kalojnë këtë

Së bashku me Liridonin ka qenë edhe Edmond Muli një mik i tij i afërt nga Gjermania që kishte organizuar një turnir në shtetin gjerman dhe të mbledhurat nga ky turnir i ka dërguar në Shqipëri.

Telegrafi merr vesh se Krasniqi u ka premtuar familjeve të prekura se do të shkoj përsëri në Shqipëri në pushimin e radhës për t’i vizituar dhe ndihmuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori