LAJMI I FUNDIT:

Gjendje alarmante për drogat, 9 vjeçari kërkon trajtimin nga heroina

Gjendje alarmante për drogat, 9 vjeçari kërkon trajtimin nga heroina

Përdorimi i drogave është shumë shqetësuese, pasi që tash po prek mosha të reja. Madje, në qendrën për trajtimin e këtyre rasteve, thuhet se kanë pranuar edhe fëmijë 9 vjeçar, të varur nga heroina.

Raporti i publikuar nga Avokati i Popullit tregoi për rënien e moshës së përdoruesve të drogës, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare.

Ky shqetësim ngritet edhe nga Qendra Labyrith që tregon se ditë më parë pranuan për trajtim një 9 vjeçar të varur nga heroina.


“Në vitin 2018, 16.2 vjeç ka qenë mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës. Nëse e krahasojmë me dhjetë vite më parë mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka qenë 21.4 vjeç. Janë disa raste ekstreme kur edhe 12 vjeçarët përdorin droga, por shumë shqetësuese për ne ka qenë kur na ka ardhur një rast i moshës 9 vjeçare i varur nga lloji i drogës heroinë”, thotë për RTV Dukagjinin, Safet Blakaj.

Psikologia Antigona Qenaj për një situatë të tillë lë në faj mungesën e bashkëpunimit të familjeve me institucionet .

“Arsyet janë mosfunksionimi i institucionit të familjes fillimisht, e më pas institucioneve tjera si janë gjyqësia, policia, mirëqenia sociale etj. Është një mosfunksionim në mënyrë zinxhirore e këtyre institucioneve”, thotë Antigona Qenaj.

Raporti i Avokatit të Popullit për një situate të tillë fajësoi edhe Qendrat për Punë Sociale për mungesë ekspertësh e kjo u konfirmua edhe nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prishtinë e cila ka edhe mungesë stafi.

“E vërtet është se nuk kemi ekspertë të tillë. Kemi vetëm 13 punëtorë social në Komunë  e Prishtinës që kanë rreth 2,000 raste në vit”, thotë Dren Kukaj.

Qendra Labyrinth mes tjerash tha se moshat e reja të përdoruesve kryesisht po i takojnë komunitetit RAE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori