LAJMI I FUNDIT:

Protesta të dhunshme për ligjin e nënshtetësisë, vriten 50 policë, plagosen 288 të tjerë në Indi

Protesta të dhunshme për ligjin e nënshtetësisë, vriten 50 policë, plagosen 288 të tjerë në Indi

288 policë të plagosur, 62 prej të cilëve me armë zjarri. Është ky bilanci i protestave të dhunshme në qytetin Meerut në shtetin verior të Uttar Pradesh, i cili ka një pakicë të konsiderueshme myslimane.

Pamjet e tmerrshme janë publikuar nga policia indiane, me protestat e dhunshme që kanë nisur menjëherë pasi në Indi është miratuar ligji për lehtësime në përfitimin e nënshtetësisë.

Policia tha që videot janë dëshmi e turmave të dhunshme që sulmuan oficerët në mitingje proteste. Nga të dhënat e para, mësohet se rreth 50 njerëz vdiqën në Uttar Pradesh gjatë trazirave, shumica prej tyre nga të shtëna me armë.


Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë (AAC) e bën më të thjeshtë që pakicat e persekutuara nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi të marrin shtetësinë Indiane, por nuk përfshin myslimanë, pasi këto janë të gjitha shtetet me shumicë myslimane.

Qeveria këmbëngul se ligji është i domosdoshëm mbi baza humanitare. Protestat kundër AAC kanë qenë të mëdha në disa qytete indiane, me protestues të dhunshëm që djegin automjete dhe hedhin gurë mbi policinë. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori