LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit gjatë këtij viti ka trajtuar 227 raste të dhunës në familje

Prokuroria e Prizrenit gjatë këtij viti ka trajtuar 227 raste të dhunës në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i tretë përmbyllës për këtë vit i grupit koordinues me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie, duke vepruar sipas procedurave standarde të veprimit.

“Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ishin të pranishëm zv/Kryeprokurorja e Shtetit znj. Sevdije Morina njëherit koordinatore për rastet e dhunës në familje në kuadër të Prokurorit të Shtetit, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve, dhe u potencua se rastet e dhunës në familje janë rastet më të vështira për trajtim, pasi që në shumë raste si të dëmtuara paraqiten viktimat e ndjeshme”, thuhet në njoftimin për media.


Po ashtu, u theksua se përkundër sfidave dhe vështirësive të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet. Kështu, në Prokurorinë Themelore në Prizren, vetëm gjatë këtij viti janë kryer gjithsej 227 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, ndërsa aktualisht në punë janë 15 lëndë.

Si rezultat i diskutimeve, me qëllim të trajtimit sa më efikas të këtyre rasteve, në fund të takimit nga pjesëmarrësit u nxorrën rekomandimet që në të ardhmen të përmirësohen kallëzimet penale lidhur me rastet e dhunës në familje, e në veçanti të bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë te viktima, pasataj u rekomandua që përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale çdo herë të jenë të pranishëm kur kemi të bëjmë me viktima të ndjeshme, si dhe u kërkua që të bëhet fuqizimi i strehimoreve përmes përkrahjes financiare nga institucionet relevante shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori