LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për një vrasje në Malishevë

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për një vrasje në Malishevë

​Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve G.A., dhe B.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat pena “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur më 04.08.2018, në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, ku të pandehurit G.A., dhe B.N., me dashje, në bashkëkryerje, për motive të panjohura kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.B.

“Përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura N. Rr., (ku është e akuzuar për vrasje nga data 29 janar 2019), e ndal veturën, dhe bashkë me dy të pandehurit tjerë G.A., dhe B.N., i afrohen veturës së tani të ndjerit, ku njëri prej të pandehurve me revolen e tipit TT kalibër 7.62 mm, shtënë nga jashtë automjetit në drejtim ku ishte i ulur i ndjeri, duke e qëlluar atë në anën e majtë në qafë, kokë dhe veshin e djathtë, duke e privuar të njëjtin nga jeta, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Vrasje”. Gjithashtu të njëjtit, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim kanë mbajtur armë, të cilën edhe e kanë përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B”, thuhet në komunikatë.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori