Janë realizuar 99 për qind e mjeteve vjetore për mbështetje nacionale në bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa nesër do të shpallet thirrje për investime në përpunim dhe marketing në bujqësi dhe prodhimet e peshkut të projektuar në 13,3 milion euro nga IPARD 2, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski.
Masa ka të bëjë me investimet në kapacitetet përpunuese për qumësht dhe prodhime të qumshtit, mish dhe prodhime të mishit, duke i përfshirë vezët dhe shpendët, pemët, perimet, drithërat, produktet e mullirit dhe niseshte,
produkte bimore dhe yndyrëra nga kafshët, vera, uthulla.
Në takim me gazetarët Babovski informon se me këtë thirrje u mundësohet firmave dhe kooperativave bujqësore të investojnë në hapjen e kapaciteteve përpunuese dhe pajisje, me ç’rast 50 për qind e investimit do të bashkëfinancohet. Mjetet financiare sipas kërkesës individuale ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme. Megjithatë, 75 për qind e mjeteve të cilat do të bashkëfinancohen do të sigurohen nga IPARD 2014- 2020, ndërsa
25 për qind nga Buxheti i shtetit.
“Afati për aplikim fillon nga dita e shtunë, 28 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt. Gjithsej në dispozicion për këtë thirrje janë 13.352.375,68 euro. Me këtë, Qeveria, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia pagesore edhe njëherë konfirmojnë se fuqishëm janë të fokusuar në zhvillimin dhe përparimin e kapaciteteve përpunuese në agro sektorin. Përveç modernizimit të kapaciteteve ekzistuese prodhuese dhe hapjes së kapaciteteve të reja prodhuese presim të arrijmë prodhimtari të rritur, plasman të produkteve vendore dhe rrjedhë devizore nga eksporti i prodhimeve vendore”, deklaroi drejtori.
Formularët e nevojshëm nga “Kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020” si dhe “Udhëtimi për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020” në të cilat janë të gjitha informatat për kriteret, kushtet
për pranueshmëri të projekteve dhe kushtet për financim dhe informata tjera të domosdoshme për përgatitje të kërkesës për shfrytëzim të IPARD mjeteve, mund të ndërmerren nga ueb faqja e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.
Formularët e shtypur, sërish, mund të merren direkt në Agjencinë në Shkup, si dhe në qendrat më të afërta rajonale ose njësitë e punës të Agjencisë për nxitje të zhvillimit në bujqësi çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën
16:30.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore