Me këtë aeroplan që lëvizë me ndihmën e baterive, Rool-Royce po tenton që të arrijë shpejtësinë prej 480 kilometrave në orë
Në fillim të vitit që vjen, Rolls-Royce do të provojë të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë, për një aeroplan elektrik, transmeton Telegrafi.
Ky aeroplan i quajtur ACCEL, konsiderohet vetëm fillimi pasi kjo kompani në pronësi të BMË Group, po tenton që të zgjerojë sa më shumë shtrirjen në makinat fluturuese dhe aeroplanët që mbushen me rrymë.
Pakoja e baterive që përmban ky aeroplan, është zhvilluar nga Rolls-Royce dhe përbëhet nga 6,000 qeliza, që minimizon peshën dhe rritë mbrojtjen termale.
Njëherësh, është pakoja e baterisë më e dendur që është krijuar për një aeroplan, që i mundëson të fluturojë për 321 kilometra me një mbushje, aq sa është largësia ajrore nga Parisi për në Londër.
Bateritë do të furnizojnë me energji tre motorë elektrikë boshtorë, që burojnë nga motori elektrik dhe furnizuesi YASA, të gjitha të lidhura me një helikë të vetme.
Gjatë përpjekjeve për të arritur rekord, ky aeroplan do të lëvizë me shpejtësi relativisht të ulët, me rreth 500 kuaj fuqi të kombinuara, por që pritet të arrijë efikasitet deri në 90 për qind.
Kjo është vetëm gjysma e kapacitetit që ka ky aeroplan, që mund të arrijë deri në 1,000 kuaj fuqi, nëse hyn në funksion i tërë sistemi.
Të gjitha përgatitjet për fillimin e testimit janë realizuar, derisa pas një kohe të shkurtër do të bëhen edhe përpjekjet për të arritur rekordin që Rolls-Royce e ka në shënjestër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Nëse një makinë nuk ndez, bateria ka të ngjarë të jetë shkaku – çfarë duhet të bëni më pas?
Ngau veturën nën ndikim të alkoolit, shoferja nga Michigan përfundoi me mjetin e varur në tabelën e komunikacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe