Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Policisë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfikësve i kanë parashtruar kërkesë Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit të kërkojnë nga Gjykata kushtetuese revokim të masës së përkohshme (pezullimit) të Ligjit të pagave.
Sindikatat theksojnë se si rezultat i reformimit të administratës shtetërore konform direktivave të BE-së, dhe domosdoshmërisë për harmonizimin e pagave të sektorit publik, u iniciua hartimi i Ligjit mbi pagat e sektorit publik, ligj ky që gjatë hartimit dhe finalizimit të së cilit patëm një mobilizim shumë të madh sidomos të lëvizjeve sindikale që përfaqësojnë punëtorët me qëllim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të pagave.
“Pas një pune të gjatë e të lodhshme, pas shumë debateve dhe shpenzimeve të kapacitetit intelektual dhe ekonomik, protestave, grevave dhe veprimeve tjera sindikale të cilat ndikuan në jetën e secilit qytetarë dhe pllakosën vendin duke u bllokuar puna në arsim, shëndetësi, administratë, gjyqësi dhe sektor tjerë, mezi u arrit që këtyre punëtoreve të u sigurohet një pagë e qëndrueshme, proporcionale me rëndësinë e punëve dhe përgjegjësive që kanë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e sindikatave.
Implementimi i këtij ligji konform përcaktimeve ligjore, do të jetë një shtytje për punë dhe planifikim të ngritjes së karrierës brenda vendit për shumë profile të punëtoreve, që veç kanë filluar që t’i trasojnë rrugët e Evropës për të kërkuar punë dhe paga më të dinjitetshme.
“Tash kur përafërsisht 60.000 mijë punëtorë dhe familjet e tyre priten implementimin e këtij ligji dhe që pagat të procedohen konform një koeficienti të pagesës që është me i dinjitetshme sipas këtij ligji, vërtetë është e dhimbshme që të ballafaqohen më një vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese për pezullim e Ligjit të pagave, duke mos mohuar faktin se për ndonjë kategori të të punësuarve mund të kenë rrjedhur gabime ose shkelje, e të cilat mund të reflektojnë në pagat e tyre, por që si të tilla shumë me lehtë do të mund të evitohen përmes amendamenteve që do të mund të bëhen në Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës, se sa çfarëdo hapi tjetër që mund të ndërmerret kundër këtij ligji”, thuhet më tej në reagim.
“Ndaj, Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit ju adresua kjo parashtresë që konform autorizimeve që kanë sipas nenin 113, paragrafin 2, nënparagrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkesën tonë ta parashtrojnë para Gjykatës Kushtetuese konform Rregullores së Punës të Gjykatës Kushtetuese, nenit 57, pika 10 dhe 11 dhe të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese revokimin e masës së përkohshme (pezullimit) për Ligjin e Pagave, të vendosur përmes vendimit të datës 12.12.2019 për lëndën KO 219/19”, thuhet në komunikatë.
Duke pasur parasysh rolin krucial të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, marrë parasysh faktin që përmes këtij vendimi pjesës dërmuese të punëtorëve të institucioneve shtetërore po i cenohen të drejtat legjitime për planifikime familjare mbi bazën e pritjes së pagës me te dinjitetshme të përcaktuar përmes Ligjit të Pagave, shpresojmë që do të hasim në mirëkuptimin tuaj që kërkesa për revokim të vendimit për masë të përkohshme të adresohet dhe aprovohet nga Gjykata Kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025