Zenel Klaiqi dhe Shaban Limani janë dy nga gjashtë ish të burgosurit në rastin Sopoti, të cilët plotë 15 vite pritën që të vërtetohet pafajësia e tyre. Ata u akuzuan për shpërthimin e minës në Sopot në vitin 2003 ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Të gjithë ishin dënuar me mbi 136 vjet burg.
“Mua personalisht nuk mund të ma paguaj askush asgjë, as shteti dhe as askush. Mua duke qenë në burg më ka vdekur nënë e kanë varrosur dhe se mua nuk më kanë liruar”, veçoi Zenel Klaiqi.
“Vitet nuk kthehen, kemi humbur kohë aty 16 vite është një pjesë e jetës dhe nuk është pak 16 vite të torturohesh”, pohoi Shaban Limani.
E në lidhje me Rezolutën e shtetit për kërkim falje për të gjithë ata ndaj të cilëve është bërë padrejtësi, thonë se është e mirëseardhur, por e pa mjaftueshme.
“Për neve nuk është e mjaftueshme kërkim falja sepse neve na kanë mbytur për së gjalli e tash të kërkojnë falje është pak, edhe dëmshpërblimi që na është dhënë është pak, nuk kemi pasur se çfarë të bëjmë, kanë mundur të mos na japin edhe hiq. Ashtu siç na kanë burgosur ashtu kanë mundur të na lirojnë, e ti pastaj ditë e natë ankohu e nuk ke çfarë të bësh”deklaroi Zenel Klaiqi, ish i burgosur.
Fëmijët ende kanë frikë kur e shohin ndonjë veturë policie në afërsi të shtëpisë sonë , tha Klaiqi, dhe se Mungesa dhe burgosja e tyre ka krijuar probleme të shumta në jetët e familjeve të tyre.
“Probleme ekonomike, me shtetësinë, letërnjoftime, pasaporta nuk kemi mundur të aplikojmë për asgjë. Çdo kërkesë është refuzuar, edhe për shtetësi kur kemi aplikaur është kthyer negative me arsyetim e rrezikshme për shtetin”, tha Shaban Limani, ish i burgosur.
Javën e kaluar Kuvendi miratoi Rezolutën me të cilën do t’u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues shtetit ti Dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Për zbatimin e rezolutës u formua edhe komision i cili do të vëzhgojë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles