LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia ua riktheu statusin dy brigadave përgjegjëse për vrasjen e 35 shqiptarëve në Gjakovë

Pacolli: Serbia ua riktheu statusin dy brigadave përgjegjëse për vrasjen e 35 shqiptarëve në Gjakovë
Foto: Arkiv

Ministri në largim i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë.

Ai ka thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje.

“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 25 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar. Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Njëjtë ka dështuar misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-it”, ka thënë Pacolli në disa postime në rrjetin social, Twitter.


https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1209787519828496384

Pas 13 vjetësh, Ushtria Serbe u ka rikthyer statusin, brigadës 63 Parashutiste dhe 72 për Operacionet Speciale.

Të dyja këto brigada kanë marrë pjesë në luftërat e viteve të 1990-ta dhe në vitin 2006, kur u formua Ushtria Serbe, këtyre dy brigadave iu ulën gradat në nivel të batalioneve si pjesë e Brigadës Speciale, transmeton rel.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke njoftuar vendimin për ndryshimet organizative në Brigadën Speciale, tha se brigadat 63 dhe 72- kanë ruajtur emrin e tyre përkundër “atyre që donin t’i zvogëlonin dhe t’i harronin”.

Të dyja brigadat, si njësi elitare, morën pjesë nga viti 1991 deri në 1999 në luftërat e ish-Jugosllavisë, përkatësisht në Sarajevë të Bosnjës dhe Gjakovë të Kosovës, ka thënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jovana Kolariq, studiuese në Qendrën e të Drejtës Humanitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori