Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe aktivisti Getoar Mjeku, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, dorëzuan në Gjykatën Themelore padinë ndaj vendimit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike, me ç’rast kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata.
LVV njofton se Komiteti për Energjitikë, Grupi parlamentar, kanë reaguar e sqaruar disa herë lidhur me dëmet që janë duke u bërë interesit publik nga këto skema.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Padi për vendimin e zyrës së Rregullatorit për tarifat nxitëse
Anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi dhe aktivisti Getoar Mjeku, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, dorëzuan në Gjykatën themelore padi ndaj vendimit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike, me ç’rast kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata.
Lëvizja VETËVENDOSJE!, Komiteti për Energjitikë, Grupi parlamentar, kanë reaguar e sqaruar disa herë lidhur me dëmet që janë duke u bërë interesit publik nga këto skema.
Kujt po i jipen favore dhe liçenca për burimet e ripërtëritshme të energjisë? https://www.vetevendosje.org/kujt-po-i-jipen-favore-dhe-li…/
Më 27 nëntor 2019, teksa në Kosovë ishte shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në rajonin e Durrësit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi që e shtoi në mënyrë të paparalajmëruar, gati klandestine, si pikë të rendit të ditës, mori vendim për një skemë të re mbështetëse me tarifa nxitëse, duke u garantuar disa prodhuesve të paracaktuar të energjisë së ripërtërishme blerjen e energjisë me çmim shumë më të lartë se vlera e tregut. Ky vendim nuk përmban arsyetim.
Të njëjtin vendim e pati marrë edhe në 2016 me një çmim edhe më të lartë se tash, 136.4 euro për MWh që u paguhet për 10 vite dhe mbi 50% të tyre një grupi financiar, Devollit. Por nuk u mjaftoi kjo, e përsëritën duke e zgjeruar në 20 MW dhe me tarifën nxitëse 85.5 euro për MWh, për 12 vite, tash mbi 60% të njëjtit grup financiar.
Këto skema të tarifave nxitëse i kanë tre detyrime për shtetin dhe qytetarët, energjinë elektrike të prodhuar duhet t’u blihet 100%, kohëzgjatja 12 vjeçare e këtyre pagesave, me çmimin prej 85.5 euro për MWh. Energjia elektrike e prodhuar nga KEK kushton rreth 28 euro për MWh, dhe mesatarja e çmimit të energjisë në Kosovë shkon rreth 36 euro për MWh përfshirë importin dhe të gjithë burimet e ripërtëritshme. Kjo shtesë që buron nga këto skema nxitëse përfundimisht paguhet nga faturat e energjisë elektrikë të konsumatorëve. Pra nga të gjithë ne.
Kosova e ka shlyer detyrimin për kuotën e 25% për të gjitha burimet e ripërtëritshme, të vendosur nga Traktati për Energjinë më 2006. Nuk ka aktualisht asnjë ligj që e lejon cilëndo institucion të vjelë nga faturat e qytetarëve para të tjera për t’ia dhënë cilësdo kompanie private, pavarësisht a është për panele fotovoltaike, e me erë apo minihidrocentrale.
Kushtetuta mbron barazinë para ligjit, pronën, konkurrencën dhe konsumatorin.
Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara detyrojnë Kosovën të zbatojnë legjislacionin e BE-së për energjinë, konkurrencën dhe ndihmën shtetërore. Normat e BE-së parashohin që përfituesit e ndihmës për energjinë të përzgjedhen me metoda të tregut të lirë (ankand ose ofertime konkurruese) dhe që ndihma të mënjanohet nga viti 2020.
Vendimi i marrë nga ZRRE me 27 nëntor duke caktuar tarifa nxitëse nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi, cenon shtetin e së drejtës dhe përligj haraçin që qytetarët janë shtrënguar t’ua paguajnë monopolistëve oligarkik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur