LAJMI I FUNDIT:

Po e kërkonte për disa ditë, burrit iu shuan shpresat kur në kutinë postare gjeti qaforen e qenit të tij dhe një shënim

Po e kërkonte për disa ditë, burrit iu shuan shpresat kur në kutinë postare gjeti qaforen e qenit të tij dhe një shënim

Një mbrëmje, Chad Stricker i la të dy qentë e tij të dilnin nga shtëpia për bredhjen e zakonshme të natës në tokën e tij prej 4 hektarësh.

Por, derisa njëri prej tyre ishte kthyer herët, tjetri nuk ishte parë më, përcjell Telegrafi.


Chad thuhet se kaloi gjashtë ditë duke kërkuar për qenin 10-muajsh Nymeria, duke u kthyer në shtëpi herët nga puna për disa ditë për të vazhduar kërkimin.

Gjithashtu ai kishte përdorur edhe mediat sociale dhe duke vozitur nëpër zonë duke shpresuar të gjente një shenjë të kafshës së tij të dashur.

Por shpresat e tij u shuan kur një ditë atij në kutinë postare në shtëpinë e tij në Mississippi gjeti qaforen e tij dhe një shënim.

Mesazhi shkruante: “Më vjen keq t’ju njoftoj se qeni juaj u qëllua dhe u vra të shtunën natën ndërsa po gërmonte mbeturinat e mia. Ai nuk vuajti dhe nuk më pëlqeu ta vrisja. Ekziston një ligj të cilin duhet të respektoni në mënyrë që të mos kem më nevojë për të vrarë më shumë nga kafshët tuaja shtëpiake”.

I zhgënjyer dhe i irrituar, Chad azhurnoi faqen e tij në Facebook, ku ai kishte apeluar për ndihmë për të gjetur “frikacakun” që qëlloi qenin e tij. /Telegrafi/