Për të tretin vit me radhë Oda e Afarizmit të Kosovës ka organizuar aksionin për dhurimin e gjakut, ku biznese të shumta anëtarë të Odës kanë dhuruar gjak me qellim që të ndihmohen të gjithë ata që kanë nevojë.
Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që bizneset përveç që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit të kontribuojnë edhe në shpëtimin e jetëve përmes dhurimit të gjakut.
Ai tha se ky aksion po organizohet për të tretin vit me radhë dhe se një numër i madh i bizneseve i janë përgjigjur thirrjes së tyre për të dhuruar gjak.
“Qëllimi i kësaj ngjarje është që t’i ftojmë bizneset që të kontribuojnë përveç që po kontribuojmë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenies, rritjes ekonomike të vendit, të kontribuojmë edhe me dhënë gjak që çdo vit Oda e Afarizmit të Kosovës është duke e zhvilluar dhe me kontribuua që qytetarët t’i ndihmojmë në nevojat e veta që i kanë. Është hera e tretë që e organizojmë, do të thotë prej fillimit Oda çdo vit e organizon në fundvit, vitin e kaluar e kemi bërë me data të njëjta këtë aktivitet dhe tash është i njëjti aktivitet ku i ftojmë të gjithë bizneset që janë të interesuara të dhurojnë gjak të vijnë. Siç po shihet është një numër i konsiderueshëm që kanë ardhur vetëm për këtë punë, pra për të dhuruar gjak me kontribuuar për vendin edhe në këtë drejtim”, tha ai.
Ndërsa, Qëndresa Ibrahimi, koordinatore në OAK, tha se aksioni për dhurimin e gjakut po bëhet pas aktivitetit të kafes së mëngjesit me bizneset e Prishtinës.
Ajo tha se aksioni për dhurimin e gjakut do të vazhdojë deri në orën 15.00, ku bizneset mund të vijnë dhe të kontribuojnë.
“Sot e kemi bërë një aktivitet të përbashkët, fillimisht e kemi pasur kafen e mëngjesit me bizneset e Prishtinës, një aktivitet të cilin e kemi bërë në disa komuna dhe kemi dashur që përmbylljen ta bëjmë në Prishtinë këtë vit. Bashkërisht e kemi iniciuar edhe aksionin për dhurimin e gjakut, një aksion të cilin ne tashmë tri vite jemi duke e bërë dhe është bërë një event tradicional në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të shfaqin edhe anën e tyre humane me qëllim të dhurimit të gjakut. Përveç kafes së mëngjesit, bizneset ka prej tyre që kanë ardhur ekstra vetëm për këtë pjesë, ka një numër të madh të bizneseve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë, të cilët do t’i bashkëngjiten edhe më pastaj, pasi që deri në orën 15:00 do të jemi në këtë aksion”, tha ajo.
Po ashtu, Ibrahimi bëri të ditur se pjesë e këtij aktiviteti janë bërë edhe qytetarë të shumtë të cilët kanë dhuruar gjak.
Aksionit për dhurim të gjakut të Odës së Afarizmit të Kosovës i është përgjigjur pozitivisht edhe afaristi Ismet Mulaj.
“Unë jam dhurues vullnetar i shpeshtë i gjakut dhe që tre vite Oda e Afarizmit të Kosovës e organizon në mënyrë vullnetare të gjithë anëtarët e vet, njerëz që kanë vullnet për të dhuruar gjak. Është mision i shenjtë për shkak se çdo dhurim i gjakut është shpëtim i një jete”, tha ai.
Edhe biznesmeni Denis Gafuri tha se është dhurues vullnetar i gjakut.
“Jam dhurues i rregullt i gjakut, por sivjet nuk kam arritur me dhurua gjak si obligim që ia kam dhënë vetes për t’i ndihmuar dikujt, kështu që kur e pashë këtë aktivitet human të Odës së Afarizmit të Kosovës e shfrytëzova rastin që ta kryej obligimin tim qytetar”, tha ai.
Melania Gjocaj, menaxhere për marketing dhe informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, tha se aksione të tilla iu ndihmojnë që të kenë rezerva të mjaftueshme në rast emergjence.
“Këto aksione janë gjithmonë të mirëpritura për qendrën tonë, sidomos në kohën e fundvitit, ku do të thotë shumica e institucioneve shkojnë nëpër pushime vjetore dhe vërehet një mungesë e gjakut apo e grumbullimit të gjakut. Normal këto aksione janë të rëndësishme, sepse kemi rezerva të mjaftueshme për ndonjë nevojë të papritur të gjakut, e cila mund të ndodhë”, tha ajo.
Aksioni për dhurimin e gjakut nga Oda e Afarizmit të Kosovës, është organizuar për të tretin vit me radhë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje