LAJMI I FUNDIT:

Ilaçet më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve

Ilaçet më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve

Dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit janë të zakonshme për shumë njerëz.

Por, përderisa shumica e njerëzve “shpëtimin” e gjejnë te ilaçet farmaceutike, ka prej atyre që vazhdimisht kërkojnë ilaçe natyrale për largimin e dhimbjeve, transmeton Telegrafi.

Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej ilaçeve më të mira natyrale për largimin e dhimbjeve.


Akupunktura
Një studim i vitit 2010 kishte zbuluar se akupunktura i stimulon receptorët të cilët e shtypin dhimbjen, ndërkohë që njëkohësisht e rrisin prodhimin e neurotransmetuesit adenozinë. Kjo e qetëson mendjen, e zvogëlon hiperaktivitetin në tru dhe e largon përgjumjen.

Masazhi
Pas analizimit të dhjetëra studimeve për ndikimin e terapisë së mesazhit në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhimbjes së muskujve, të eshtrave, të kokës, etj., hulumtuesit kanë treguar se masazhi e zvogëlon dhimbjen.

Ushtrimet fizike
Ushtrimet e kontrollit motorik u ndihmojnë muskujve përreth shpinës të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën për të ofruar mbështetje më të mirë për shpinën. Këto ushtrime e rrisin kualitetin e jetës sepse e zvogëlojnë dhimbjen.

Teknikat e relaksit
Teknikat e frymëmarrjes, meditimi dhe metodat tjera të relaksit e zvogëlojnë dhimbjen e trupit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori