LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Viti 2020 nuk po e gjen në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova”, Shpend Ahmeti nuk ka pranuar të takohemi

Zogaj: Viti 2020 nuk po e gjen në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova”, Shpend Ahmeti nuk ka pranuar të takohemi

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, Bislim Zogaj, në një intervistë të dhënë Telegrafit, ka thënë se viti 2020 nuk po e gjen në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk mund të bëhet asgjë për memorialin “Ibrahim Rugova”, pa bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, e që sipas tij, kryetari Shpend Ahmeti asnjëherë nuk ka pranuar të takohet.


“Realisht sa i përket memorialit “Ibrahim Rugova” ka qenë një projekt i hartuar dhe ka filluar punën për realizimin e kësaj nga Ministria për Planifikim Hapësinor, që fatbardhësisht nuk është kryer ai projekt, pasi që sipas meje nuk ka qenë një projekt i dinjitetshëm dhe përfaqësues i gjithë asaj që paraqet ai kompleks dhe për shkak të disa problemeve tjera nuk është realizu d.m.th mjetet janë kursye nuk kanë shkuar poshtë. Prej se kam ardhë unë drejtor kam qenë shumë i interesuar të takohem me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të gjetur një zgjidhje për këtë memorial, sepse mendoj se ky memorial do të duhej të ishte një pasqyrë jo vetëm për Prishtinën por për gjithë Kosovën. Kam bërë kërkesa te kryetari që me u taku mirëpo ai nuk është përgjigjur”, ka thënë ai.

Drejtori i Agjencionit theksoi se pa pasur bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nuk mund të bëjnë asgjë.

Zogaj ka thënë se bashkëpunimi me komunat tjera është relativ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori