LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Nuk pajtohem me Edi Ramën se si po e trajton Mini-Shengenin

Maliqi: Nuk pajtohem me Edi Ramën se si po e trajton Mini-Shengenin

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se nëse Kosova do të merrte pjesë në nismën e Mini-Shengenit dhe t’i mbronte interesat e saj atëherë pjesëmarrja do të ishte edhe në favor të saj.

Ai tha se fillimi i kësaj iniciative ishte e mbrapsht qysh në fillim, por se Kosova nuk është dëmtuar nga kjo.

“Termi Mini-Shengen është një titull gazetaresk më shumë. Kjo ka filluar mbrapsht sepse nuk është takimi i parë, por i tretë. I pari ka qenë disi i arsyetueshëm, në kuptimin që takimi i parë që u mbajt në Novi Sad është shfrytëzuar nga Aleksandar Vuçiqi duke i ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para vendimit për hapjen e negociatave, si një lloj ndihme që është kuptuar. Por kjo qysh në fillim ka qenë pak e komplikuar”.


“Kosova duhet të kërkojë që të jetë e barabartë në këtë iniciativë. Por në takimin e fundit nuk ka pasë kushtëzime në dhe kjo është një fazë e përgatitjes. Kosova nuk po hynë në një projekt që i ka rregullat e tij, por që duhet t’i mbrojmë interesat tona. Sa i përket lëvizjes së lirë mund të jetë e dobishme edhe për ne. Po ashtu janë do mjete që do të investohen për harmonizimin e programit”, tha Maliqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tha se nuk pajtohet me kryeministrin Edi Rama se si po e trajton çështjen e Mini-Shengenit duke e quajtur vizionar dhe arrogant njëkohësisht.

“Nuk pajtohem me mënyrën që po e trajtojn këtë çështje. Nuk kemi nevojë të mendojmë në këtë nivel. Rama është vizionar por ndonjëherë është edhe arrogant e ka pikëpamjen e vet”.

“Nuk besoj që punon kundër interesave të Kosovës. Ai ndonjëherë është arrogant. Diskursi me Haradinajn është pasojë e takimit në Berlin. Haradinaj e akuzonte se Rama i kishte kërkuar që ta heqë taksën, ndërsa ky e mohonte. Nuk mendoj që ka patronimi. Rama sillet si vëlla i madh por s’ka nevojë”, tha Maliqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori