Ata që kanë një punë në zyrë kalojnë pjesën më të madhe të orëve të ditës me kolegët se sa me anëtarët e familjes.
Edhe pse ambienti i punës mund të marrë konotacione të familjes në rastin kur janë pak punonjës, duhet të kini parasysh që të respektoni disa rregulla dhe të shmangni disa sjellje në të.
Puna në zyrë përfshin respektimin e një niveli profesional, si në pikëpamjen e sjelljes edhe në atë estetike.
T’u përgjigjeni telefonatave private
Gjëja e parë që duhet të shmangni është t’u përgjigjeni telefonatave private, të cilave mund t’iu përgjigjeni qetësisht në një moment të dytë. Nëse telefonata është urgjente, këshillohet të largoheni nga ambienti i punës duke u kërkuar falje kolegëve për largimin për disa minuta.
Të flisni keq për kolegët tuaj
Nuk duhet të flisni absolutisht keq për kolegët tuaj duke menduar se vështirë se fjalët nuk do t’u shkojnë në vesh. T’i besoni 100 për qind edhe kolegut më të besuar nuk është një justifikim, kështu që nëse ka gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe të cilat nuk i toleroni, shmangni që të flisni në ambientin e punës. Por flisni me miq, jashtë ambientit të punës për të kërkuar një mendim, përcjell Telegrafi.
Shmangni sjelljet provokatore
Duhet të shmangni sjelljet provokatore, pasi do të ishin shkaktare të problemeve të vështira në ambientin e punës dhe mund të prishte qetësinë dhe harmoninë në ambientin ku punoni.
Ndërprerja e bisedave mes kolegëve
Duhet të shmangni ndërprerjen e bisedave mes kolegëve – edhe nëse janë duke folur në telefon. Prisni ndonjë minutë – kështu nuk do të dukeshit të pasjellshëm duke ndërprerë një bisedë tjetër.
Mos u vishni në mënyrë joprofesionale
Veshja është shumë e rëndësishme në mjedisin e punës. Edhe nëse kolegët e tjerë mund të duket se vishen në një mënyrë jo profesionale, ky nuk është një justifikim që edhe ju të shkoni në punë për shembull me pantallona treçerekëshe. Të qenët formal është një detyrim në ambientin e punës.
Të bëheni të bezdisshëm
Duhet të shmangni të hyni në privatësinë e kolegëve të tjerë, pasi raportet personale nuk duhet të ngatërrohen me ato profesionale. Jashtë ambientit të punës mund të shkëmbeni biseda miqësore me kolegët tuaj, por përgjatë orëve të punës është mirë ta mbani larg jetën tuaj private, përcjell Telegrafi.
Të mos respektoni hierarkitë
Respektimi i hierarkive është një prerogativë që duhet ta respektoni në ambientin e punës. Çdokush ka rolin e tij në punë dhe duhet të mendojë të bëjë sa më mirë punën e tij dhe të respektojë hierarkitë.
Të hiqni këpucët
Edhe pse keni përshkuar disa kilometra në këmbë për të arritur në punë, ndoshta me këpucë me taka të papërshtatshme, ky nuk është një justifikim për të hequr këpucët në ambientin e punës. Edhe pse keni ‘lejen’ e kolegëve tuaj, hyrja e klientëve apo personave të ndryshëm mund t’ju bëjë të dukeni pak profesionalë. Më mirë vishni këpucë komode.
Të bëni tualet në vendin e punës
Nëse nuk keni kohë në shtëpi për të bërë tualet, mos e bëni atë në vendin e punës. Shkoni në tualet dhe përpiquni të mos qëndroni për gjatë, por bëni një tualet të lehtë për t’u dukur të paraqitshëm.
Të dremisni pas dreke
Edhe nëse jeni vetëm në zyrë, shmangeni dremitjen në tryezën e punës. Kjo mund të ndodhë veçanërisht pas pushimit të drekës. Për këtë këshillohet të pini një kafe se sa të bini në tundimin e dremitjes dhe të zbuloheni nga shefi juaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje