LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e dendura dhe era e fortë shkaktojnë vështirësi në disa akse rrugore në Shqipëri

Reshjet e dendura dhe era e fortë shkaktojnë vështirësi në disa akse rrugore në Shqipëri

Situata e rënduar e motit, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimin në disa prej akseve rrugore në vend.

Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eliminuar këto vështirësi.


Në rajonin verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore.

Më problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit-Tamarë, Mjedë-Pukë, Fushë Arrëz-Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.

Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa dëme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Deti me dallgë 8 ballësh përmbyt një fshat në Vlorë
Lexo po ashtu Deti me dallgë 8 ballësh përmbyt një fshat në Vlorë

Në rajonin qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, me gjithë reshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në rajonin jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit-Këlcyrë dhe Berat-Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë-Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gatishmëri dhe në monitorim të situatës. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori