LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Klithma”, shpërblehet për “Best Cinematography”, në Bosnje dhe Hercegovinë

Filmi “Klithma”, shpërblehet për “Best Cinematography”, në Bosnje dhe Hercegovinë

“Filmi “Klithma” është një film i mrekullueshëm, me një temë serioze, veçanërisht për popujt e Ballkanit”, ka deklaruar Alen Drljević, regjisor nga Bosnja/anëtar i jurisë, të cilën e përcjellë për telegrafi.com, drejtori i fotografisë së filmit “Klithma”, Almir Djikoli

Filmi i shkurtër kosovar “Klithma” në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer me çmimin “BEST CINEMATOGRAPHY” në konkurrencën e filmave të shkurtër të cilën e ndanë çdo vit Asociacioni i Kinematografëve te Bosnjës dhe Hercegovinës.


Lajmin e ka bërë të ditur për telegrafi.com, regjisori Korab Lecaj.

“Sapo e kemi marrë një lajm të madh për filmin tonë. E vlerësoj shumë këtë çmim për faktin se Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës është një Asociacion me reputacion jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë por në të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë”, ka thënë regjisori Lecaj.

Ndërsa drejtori i fotografisë së filmit “Klithma”, të cilit i është ndarë çmimi në Sarajevë, Almir Djikoli, ka thënë se është i gëzuar për këtë vlerësim të Asociacionit të Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Unë kam marrë shumë vlerësime të mira për fotografinë dhe në përgjithësi për filmin “Klithma”, nga anëtarët e jurisë”, ka thënë Djikoli.

Ai ka veçuar deklaratën e regjisorit të njohur boshnjak, Alen Drljević, i cili ka qenë anëtar i jurisë. “Filmi “Klithma” është një film i mrekullueshëm, me një temë serioze, veçanërisht për popujt e Ballkanit”, ka deklaruar Alen Drljević, regjisor nga Bosnja/anëtar i jurisë, të cilën e përcjellë për telegrafi.com, drejtori i fotografisë Almir Djikoli.

Ndryshe filmi “Klithma”, në regji të Korab Lecajt, skenarin e të cilit e kanë shkruar Korab Lecaj dhe Hazir Haziri, me producent Besar Zahitin, deri më tani është shpërblyer për “Best Short Film” në West Nordic Internatioal Film Festival në Norvegji, për “Montazhin më të mirë”, është shpërblyer në 7th Indian Cine Film Festival në Mumbai të Indisë, për “Skenarin më të mirë” është shpërblyer në festivalin “Hyjnesha në fron” në Prishtinë.

Filmi flet për pasojat psikologjike të burrave shqiptar të dhunuar seksualisht gjatë luftës ë Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Në rolet kryesore luajnë: Hazir Haziri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci-Nixha, Arjola Demiri, Kaltrinë Zeneli, Rajmonda Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori