LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputetja shqiptare Mesila Doda, kërkon që Kosova ta shpallë non grata Edi Ramën

Ish-deputetja shqiptare Mesila Doda, kërkon që Kosova ta shpallë non grata Edi Ramën

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, ndaj liderëve politikë të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ish-deputetja shqiptare e cilëson të papranueshëm sulmin e Ramës, duke kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti që ta shpallin Edi Ramën person non grata në Kosovë.

“Nëse sot do të isha në vend të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thaçit, sot Edvin Kristaq Rama duhet të shpallej non-grata në Republikën e Kosovës”, shkruan Mesila Doda.


Kreu i qeverisë shqiptare në Tiranë, gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Vuçiq, Zaev, Gjukanoviq, hodhi një sërë kritikash për kastën politike të Kosovës që refuzuan pjesëmarrjen në këtë samit.

Rama, gjithashtu e quajti gënjeshtar kryeminsitrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq për veprimet e Ramës, pati kritika të ashpra nga Kosova.

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se në tavolinën e këtyre liderëve ballkanik, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria, pasi ka thënë se interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga ta.

Po ashtu, këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, i ka thënë Edi Ramës “Vafsh në ferr”, dhe pastaj i ka numëruar krimet e shtetit serb të kryera gjatë luftës në Kosovës kundër civilëve të pafajshëm.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se, shqiptarët se pari duhet t’i ndërtojnë urat vëllazërore në mes vete, pastaj me të tjerët.

“Në fakt, askush nuk duhet të jetë kundër ndërtimit të urave të  se ardhmes, por, urat e së ardhmes mes vendeve të ndryshme nuk ndërtohen njëanshmërisht, ato ndërtohen me vullnetin e të gjithëve duke u shkëputur nga e kaluara që prapa ka lënë shumë plagë të përgjakura. Sigurisht që duhet të ndërtohen “ura miqësie e bashkëpunimi”, por, ne shqiptarët se pari duhet t’i ndërtojmë urat vëllazërore në mes veti, urat e dëmtuara të se djeshmes e të sotmes sonë”, thotë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori