LAJMI I FUNDIT:

KDI prezanton infografikën me komunat me më së shumti deputetë, moshën mesatare, ndarjen gjinore dhe kualifikimet tjera

KDI prezanton infografikën me komunat me më së shumti deputetë, moshën mesatare, ndarjen gjinore dhe kualifikimet tjera

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një infografike ka paraqitur të dhëna statistikore, të cilat sipas raportit, tregojnë klasifikimin e deputetëve mbi disa karakteristika.

Në infografikën e paraqitur të KDI-së, në profilin e tyre në Facebook, theksohen të dhëna për përfaqësimin gjinor të të zgjedhurve të popullit të legjislaturës së VII-të, komunat prej nga vijnë, moshën mesatare dhe kualifikimet tjera.


Nga infografika shihet se 60 deputetë të cilat kanë qenë anëtar të parlamentit në legjislaturën e VI-të, janë rizgjedhur edhe legjislaturën e VII-të.

Ndërsa, numri i kandidatëve për deputetë që kanë garuar për herë të parë, arrin në 40 sosh prej tyre.

Sipas infografikës, janë vetëm 11 deputetë që po zgjedhën për të disaten herë nga votuesit për t’i përfaqësuar ata në legjislativin e vendit.

Sipas të dhënave të prezantuara nga KDI, rezulton se nga të gjithë deputetët e zgjedhur, 9 prej tyre do ta ulen për herë të patë në karrigen e Parlamentit, transmeton Telegrafi.

Infografika e dhënë nga KDI, tregon se nga totali i përgjithshëm, numri i femrave deputete është 39, derisa numri i burrave është 81.

E dhënë tjetër e kësaj analize është se mosha mesatare e deputetëve është 42 vjet.

Numri më i madh i të zgjedhurve të popullit janë nga Prishtina, me 17 deputetë, për të vazhduar me Prizrenin me 16 deputetë, Skenderaj me 10 deputetë, të ndjekur nga Mitrovica dhe Peja me nga 9 deputetë.

Klikoni linkun në vijim për të parë detajet: ➡️ http://votaime.org/Public/Article  

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori